Flash

Shkarkimi i Ahmetajt nga detyra e zëvendëskryeministrit, thumbon Braçe: Globi rrotullohet

Lapsi.al 25 July 2022
Shkarkimi i Ahmetajt nga detyra e zëvendëskryeministrit, thumbon

Teksa kabineti qeveritar Rama pësoi ndryshime që në nisje të kësaj të hëne, me shkarkimin e zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj caktimin në vend të tij të Belinda Ballukut, një reagim ka ardhur nga deputeti i PS-së, Erion Braçe. Deputeti socialist ka publikuar një foto në rrjetet sociale të lindjes së diellit dhe ka vendosur si diçiturë "Globi rrotullohet".

‘Rreth e rreth përqark, globi rrotullohet, ditë më ditë rrotullohet’- shkruan Braçe, ndërsa nuk dihet nëse është një mesazh i fshehur ndaj Arben Ahmetajt, pasi ky i fundit i zuri vendin Braçes.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se ka shkarkuar Arben Ahmetajn, nga dy postet e rëndësishme që mbante, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin. Po ashtu, kryeministri ka shkarkuar dhe Zef Mazin si Kryenegociator. Ai do të zëvendësohet nga Majlinda Dhuka, që do të jetë Kryenegociatore dhe Ministre e Shtetit. Rama i argumenton këto ndryshime duke thënë se tani nuk është më në plan të parë Rindërtimi, por negociatat me BE-në, pas çeljes së tyre.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI