Flash

Shqipëria "digjet", nesër temperatura mbi 40 gradë

Lapsi.al 25 July 2022
Shqipëria "digjet", nesër temperatura mbi 40 gradë

Prej me shumë se 10 ditësh Shqipëria ndodhet nën valët e të nxehtit afrikan. Temperaturat e larta do të vijojnë të mbizotërojnë në vendin tonë edhe përgjatë javës aktuale. Por ndryshe nga dita e sotme, duke nisur nga e marta, temperaturat në vend pritet të pësojnë një ulje të lehtë sa i përket vlerave maksimale.

Pas 4 ditësh ku në Shqipëri në disa qytetet të caktuara temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celcius, duke nisur nga dita e nesërme do të pësojnë një ulje të lehtë prej 2 deri në 3 gradë sa u përket vlerave maksimale.

Ndërkohë që gjatë ditës së enjte pritet që në vendin tonë të ketë edhe reshje lokale shiu.

Ndërkohë sipas sinoptikanëve duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme pritet që të kemi një ulje graduale të temperaturave.

Të këshilluara

LSI ndryshon emrin e partisë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Konventën Kombëtare ku ka bërë ndryshimin e statutit të parisë. Silva Caka lexoi para të pranishmëve ndryshimet s...

19:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI