Flash

Armiqtë nuk bëhen miq: sherr mes Messit e Ramos në stërvitjen e PSG

Lapsi.al 26 July 2022
Armiqtë nuk bëhen miq: sherr mes Messit e Ramos në
Të paktën Christophe Galtier do t'a ketë pëlqyer skenën. Në fakt, trajneri i ri i PSG-së kërkon një skuadër më agresive. Efektet e para tashmë mund të shihen në stërvitje. E nuk është e thënë që të jenë në pëlqyeshmërnë e Leo Messit, i cili përfundoi në darën e Sergio Ramos, si në kohët e vjetra, kur dy kampionët sfidoheshin në El Clasico, pa goditje të ndaluara. Të njëjtin trajtim spanjolli i ka rezervuar edhe tani argjentinasit, duke shkaktuar një reagim nervoz, aq sa shokët dhe stafi duhet të ndërhynin për të qetësuar situatën. Shkëndija mes të dyve, me pak fjalë, si kur Ramos kishte për detyrë ta ndalte Pleshtin në çdo mënyrë, në sfidat e përjetshme mes Real Madrid dhe Barcelonës. Duel gjithmonë të mbushura me agonizëm të cuar deri në ekstreme, me faulle të ndaluara, provokime të ndryshme, të cilat degjeneronin lehtësisht në shpjegime të afërta, ballë për ballë, e ndonjë karton. I pashmangshëm mes dy ish-kapitenëve me personalitete dhe talente të kundërt, edhe tani që ndajnë dhomën e zhveshjes dhe fanellën e PSG-së prej një viti. Automatizmat e vjetër u rikthyen në sipërfaqe në seancën e fundit stërvitore në Japoni, e cila supozohej të ishte një shfaqje e destinuar të jepte emocione për mijëra tifozë vendas që paguan 30 euro për t'u ulur në tribuna dhe që në fund përjetuan një skenë të denjë për një El Clasico. Një aksion tipik, me Messin që mori topin dhe u kthye për t'u larguar me shpejtësi, por që u bllokua menjëherë nga Ramos, i cili ndoshta e la sulmuesin të ikte, por vetëm pasi e destabilizoi me një ndërhyrje të fortë në këmbën mbështetëse. E pavlefshme për të shmangur golin me një goditje tokazi, por mjaft e ashpër për të nervozuar Messin, i cili fillimisht shikoi ashpër ish-mbrojtësin e Real dhe më pas i drejton disa fjalë të rënda. Ramos tentoi të kërkojë falje, por ish-sulmuesi blaugrana nuk e pranon dhe atëherë spanjolli iu përgjigj njësoj. Zëvendësi i Galtier ndërpreu lojën dhe shokët e skuadrës ndërhynë, për të ulur tensionin.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI