Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, policia zbulon bodrumin me sendet e vjedhura

Lapsi.al 26 July 2022
Arrestohen 4 shqiptarë në Greqi, policia zbulon bodrumin me sendet e

Katër shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë kryer 45 vjedhje në periudhën tetor-nëntor të 2021-it si edhe gjatë muajit korrik të 2022-it.

Policia Helene njofton se pas muajsh hetimesh dhe kërkimesh efektivët arritën të çmontojnë bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët kanë kryer 45 vjedhje në Janinë, kryesisht në banesa dhe magazina.

Vlera e sendeve të plaçkitura arrin në 30 mijë euro, sipas autoriteteve greke.

Gjatë hetimeve të kryera, efektivët e policisë gjetën 1560 euro, 8.000 lekë, një pushkë gjuetie dhe dy biçikleta, të cilat janë përdorur nga autorët për vjedhje.

Sipas hetimeve, shënjestër e shqiptarëve kanë qenë shtëpitë dhe magazinat.

Deri më tani janë zbardhur 24 vjedhje.

Ndaj katër autorëve, të cilët ndodhen në mënyrë të paligjshme në vend, u ngrit një kallëzim penal për vjedhje të rënda dhe shkelje të ligjit për të huajt dhe armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI