Flash

Atentati i Milotit i ngjashëm me Fushë Krujën/ 4 vrasës qëlluan me 103 plumba

Lapsi.al 26 July 2022
Atentati i Milotit i ngjashëm me Fushë Krujën/ 4 vrasës

Zbardhen detaje të reja nga hetimet lidhur me atentatin në qendër të Milotit ku mbeti i vrarë 28 vjeçari Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi. Grupi hetimor ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes. News24 mëson se hetuesit kanë arritur në përfundimin se në atentat kanë marrë pjesë 4 vrasës me pagesë.

Dy kanë pasur rolin e qitësit, ndërsa një vrasës i tretë ka pritur me makinë ndezur që të realizonte largimin e menjëhershëm e dy autorëve që qëlluan me armë zjarri drejt Klisman Preçit dhe Ylli Brahimit. Më pas një autor i katërt i ka pritur tre personat, për t’u larguar me një makinë tjetër pasi dogjën makinën që përdorn në attentat në fshatin Gramëz në Krujë.

Klisman Preçi dhe Ylli Brahimi po lëviznin me një mjet të blinduar, por grupi hetimor ka arritur në përfundimin se 103 plumbat që përdorën autorët nuk kanë qenë blindshpues dhe nuk depërtuan brenda makinës. Autorët kanë pritur derisa mjeti i blinduar do të ndalonte në hyrje të pallatit dhe kanë pritur sa është hapur dera e mjetit dhe kanë hapur zjarr duke u afruar dhe në brendësi të mjetit. 27-vjeçari Preçi, i cili u qëllua i pari, ka zbritur nga makina dhe është prekur nga breshëria e plumbave, që i shkaktoi edhe vdekjen.

Në ato momente edhe Ylli Brahimi ka hapur derën dhe ka tentuar të dalë nga mjeti në të cilin ishte si pasagjer, por përballë të shtënave pa ndërprerje që kanë zgjatur afro 3 minuta, ai ka hyrë sërish në makinë për t’u mbrojtur nga plumbat.

Në qendër të Milotit aty ku ndodhi atentati nuk ka kamera sigurie dhe as ato kamëra që ishin pranë banesës së shenjestrave të atentatit, nuk punonin. Por grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera të tjera në akset e qytetit dhe në autostradë që tregojnë automjetin e vrasësve duke u larguar.

Për të shkuar në gjurmët e autorëve grupi hetimor po kryen edhe përgjime dhe ekspertizën e makinës së djegur të autorëve, që u gjet në fshatin Gramëz.

Të këshilluara

Durrës, i riu gjendet i pajetë në bregdet

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme. Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C...

16:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI