Flash

Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit?/ Vjen reagimi i parë nga zyra e Ilir Metës

Lapsi.al 26 July 2022
Bashkëpunëtor i ish-Sigurimit?/ Vjen reagimi i parë nga zyra e

Pas publikimit të njoftimit të Autoritetet të Dosjeve se një politikan i profilit të lartë me iniciale I.M. kishte rezultuar bashkëpunëtor kanë qenë disa prej portaleve që e lidhën atë me ish-Presidentin Ilir Meta.

Të parin reagim i bëri Tedi Blushi, anëtar i Komitetit Organizativ të “Partisë së Lirisë” dhe ish-këshilltar më mediat i Metës si President.

“Ha Ha Ha…? Autoriteti i Dosjeve u kujtua t’i kërkojë Kuvendit të ndryshojë ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit”, një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë, se gjoja një politikan i nivelit të lartë I.M, figuron bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe qenka përpjekur për t’u fshehur nga verifikimet dhe për këtë u dashka bërë një ligj i veçantë.

Mos e lodhni kot Kuvendin me këtë punë, se ka çështje të tjera më të rëndësishme për t’u marrë si aferën skandaloze të inceneratorëve apo Marrëveshjen e Detit me Greqinë (kujtoni letrën e fundit të Presidentit të Republikës për të gjithë deputetët).

Latë nam me patronazhistët e sotëm ju që paskeni merakun e “patronazhistëve” të komunizmit. I bëjmë thirrje autoritetit të dosjeve të hapë që sot dhe të bëjë publike çdo dosje dhe informacion të sigurimit të shtetit dhe gjithçka tjetër, përfshirë edhe procesverbalet e organizatës së rinisë të asaj kohe!

Jetojmë në kohën e "pavarësisë" së institucioneve, por edhe të TRANSPARENCËS, që nuk do të ndalet” – shkruan Blushi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

6 vatra zjarri aktive në të gjithë vendin

Në të gjithë vendin mbeten gjashtë vatra aktive zjarri. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi bën të ditur se vatrat aktive janë në qarqet Berat, Shkodër, Lezhë, El...

18:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI