Flash

Boris Johnson i rrëfehet miqve të tij: Po të kisha shkop magjik do e tërhiqja dorëheqjen

Lapsi.al 26 July 2022

Boris Johnson nuk dëshiron të japë dorëheqjen si kryeministër, të cilën e deklaroi nga Downing Street dhe dëshiron të luftojë në një palë zgjedhje të tjera.

Duket se këtë dëshirë, kryeministri në largim ia ka shprehur miqve të tij të afërt.

Lordi Peter Cruddas, i cili po udhëheq një fushatë për t’u dhënë anëtarëve konservatorë të drejtën e votës për mbajtjen e BoJo në nr.10, tha se kryeministri i tha atij në Checkers se nuk donte të largohej.

“Boris tha se mund ta kuptonte zemërimin për atë që kishte ndodhur. Ai dëshironte të vazhdojë si kryeministër. Ai tha se nuk dëshiron të japë dorëheqjen”, tha Lord Cruddas për The Daily Telegraph.

I pyetur nga miku i tij nëse do ta “fshinte” dorëheqjen e tij menjëherë me “një shkop magjik”, Bojo pretendohet se tha: “Unë do të fshija gjithçka që më ndalon të jem kryeministër në një sekondë”.

Ndërkohë një zëdhënëse e Downing Street sqaroi se “kryeministri ka dhënë dorëheqjen si lider i partisë dhe ka vendosur synimin e tij për t’u dorëzuar”.

Por Lordi Crudas instistoi duke shtuar: “Ai dëshiron të vazhdojë për të përfunduar punën. Ai dëshiron të luftojë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme si lider i Partisë Konservatore.”

“Ai tha gjithashtu se nëse do të kishte zgjedhje të përgjithshme nesër dhe ai do të ishte lider i Partisë Konservatore, ai do të fitonte zgjedhjet e përgjithshme dhe unë u pajtova me të”, shtoi Cruddas.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI