Flash

Kush e prin opozitën? Ilir Meta komenton konkurencën me Berishën

Lapsi.al 26 July 2022
Kush e prin opozitën? Ilir Meta komenton konkurencën me Berishën

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga konferenca për shtyp u pyet lidhur me hipotezat se ekziston tashmë një konkurrencë mes tij dhe Sali Berishës se kush do të jetë zëri kryesor i opozitës shqiptare kundër qeverisë Rama.

Iish-Presidenti deklaroi se me Berishën konkurrenca e vetme do të jetë se kush publikon më shumë denoncime në luftën e përditshme kundër kapjes së shtetit.

"Qoftë ju qoftë Berisha nuk e keni mohuar që do të bashkëpunoni me njëri-tjetrin. Ju synoni që me ndryshimin e mërit të bëheni forcë e parë drejtuese e opozitës." - u pyet Meta.

Ish-Presidenti u përgjigj si më poshtë.

"Nuk është ky problemi ynë, se mund të jesh partia e parë e opozitës për 200 vjet por mund të jesh bishti i mazhorancës, pasi je i paaftë të gjenerosh një ndryshim.

Nuk kam unë asnjë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do të ketë një konkurrencë, që ai e pranon, është luftë e përditshme kundër kapjes së shtetit. Ndaj ftoj çdo partner, çdo qytetar dhe gazetar që çdo denoncim që s’e bëjnë dot ta sjellin te Ilir meta dhe “Partia e Lirisë” dhe të jenë të bindur se nuk do ju dalë emri fare si denoncues siç nuk ka dalë deri tani në të gjitha skandalet e qeverisë që kemi publikuar. Kur qeveria ka vendosur të përgjysmojë Shqipërinë, ta shpërdorojë vendin, Partia e Lirisë do ndezi flakën për të gjithë. Standardet e qeverisjes demokratike duken kur respekton opozitën, median e lirë, të vërtetën dhe tregon se ke vënë mirëqenien e popullit në krye." - u shpreh Meta. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI