Flash

Një letër anonime fundosi në SPAK gjyqtaren e Elbasanit

Lapsi.al 26 July 2022
Një letër anonime fundosi në SPAK gjyqtaren e Elbasanit

Një letër anonime e dërguar në SPAK ka çuar më pas në gjurmët e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka e cila akuzohet se ka kërkuar lekë për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj një të arrestuari.

Hetimi nga SPAK ka nisur pas denoncimit të bërë për gjyqtaren e arrestuar më 22 korrik të këtij viti dhe pas më shumë se 3 orësh marrje në pyetje, ndaj saj u caktua masa “arrest shtëpie”.

“Dua të jap një informacion për gjyqtaren famëkeqe të Elbasanit, Zamira Vyshka. Kjo gjyqtare si një ndër më të korruptuarat nuk ndalet as nga frika e SPAK apo institucioneve të tjera që veprojnë në vend.

Ajo është duke kryer një aferë korruptive me një dosje që ka aktualisht në dorë. Bëhet fjalë për çështjen e dërgimit në gjyq për të pandehurin Xhuljo Musaj, i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje dhe ndodhet i arrestuar në paraburgimin e Elbasanit”, - thuhet në nisje të denoncimit anonim që posedon SPAK.

Megjithatë Prokuroria e Posaçme tha se pas letrës ka kryer përgjime dhe ka arritur në konkluzionin se ka prova për akuzën. Gjykata la në burg avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se ka pasur rolin e sekserit.

Sipas SPAK, familjarët e të burgosurit kanë tentuar të korruptojnë gjyqtaren Vyshka nëpërmjet avokatit të tyre mbrojtës Ilir Pashaj, duke i ofruar 2 milionë lekë. Por pas takimit me gjyqtaren, sipas SPAK ajo ka kërkuar 4 milionë lekë dhe pazari është prishur. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI