Flash

Specialja i shton kohën e qëndrimit në paraburgim Kadri Veselit

Lapsi.al 26 July 2022
Specialja i shton kohën e qëndrimit në paraburgim Kadri Veselit

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, me anë të vendimit të marrë më 26 korrik 2022, ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, i cili akuzohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) për krime lufte, ia kanë vazhduar masën e paraburgimit.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka konstatuar se vazhdon të ekzistojë rreziku i arratisjes e po ashtu edhe rreziku i pengimi i progresit të procedurave të Dhomave të Specializuara.

“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet gjithashtu në vendim.

Po ashtu, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake konstaton se as kushtet e propozuara tashmë dhe asnjë kusht tjetër i vendosur nga gjyqtari i procedurës paraprake nuk do të zbuste mjaftueshëm rrezikun që Veseli të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara ose të kryejë krime të mëtejshme.

Kujtojmë se më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Të këshilluara

Durrës, i riu gjendet i pajetë në bregdet

Trupi i pajetë i një 22-vjeçari është gjetur i pajetë në bregdetin e Durrësit, rreth orës 14:oo të ditës së sotme. Policia njofton se shtetasi me inicialet L. C...

16:08

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI