Flash

VIDEO/ Si shfrytëzohet Porti i Durrësit nga trafikantët e drogës

Lapsi.al 26 July 2022
VIDEO/ Si shfrytëzohet Porti i Durrësit nga trafikantët e

Organizata joqeveritare “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” ka publikuar një raport për rrugët ballkanike të trafikimit të lëndëve narkotike. Aty flitet për trafikun ndërkombëtar të kokainës që bëhet përmes rrugëve detare.

Në kapitullin për Shqipërinë përmendet Porti i Durrësit si port me risk për rrugët e trafikimit të kokainës. “Global Initiative” evidenton disa hallka të dobëta të sigurisë në Portin e Durrësit, që u jep mundësi trafikantëve për të transportuar kokainë duke shfrytëzuar konteinerët që vijnë nga vende të ndryshme të botës, e specifikisht konteinerët me banane, që siç dihet, në vendin tonë janë kapur disa ngarkesa të tilla me kokainë.

“Rruga prej 1 kilometër që ndan terminalin e konteinerëve me skanerin, megjithëse është brenda perimetrit të portit, niveli i sigurisë është dukshëm më i ulët se në zonat e tjera portuale. Kjo mund të japë kriminelëve kohë për të ndërhyrë në konteiner përpara se të jenë kontrolluar.

Autoritetet janë të vetëdijshme për këtë rrezik, megjithëse pranojnë që zhvendosja më vonë e terminalit të konteinerëve mund të jetë shkas për të bërë investime në pajisje të reja skanimi”, thuhet në raportin e Global Initiative për Portin e Durrësit.

Në këtë raport përmendet edhe episodi i 28 Dhjetorit 2021, kur në Romanat, në periferi të Durrësit, kamioni që sapo kishte marrë kontenierin nga Porti i Durrësit, u grabit në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar. Policia zbuloi brenda konteinerit 119 kilogramë kokainë.

“Rasti i Romanatit ngrit shqetësime për efikasitetin e pajisjeve të skanimit të portit. Nga hetimet rezultoi se konteineri kishte kaluar të gjitha kontrollet e transitit në një port të Italisë, ku autoritetet doganore italiane kishin vënë re parregullsi në dokumente dhe mungesë të arkave me banane në konteiner.

Më pas konteineri i mbushur me kokainë mbërriti në Portin e Durrësit dhe pasi kaloi në doganë dhe në skaner u lejua nga autoritetet lokale të cilët nuk kishin vënë re parregullsi”, - evidentohet në këtë raport.

Global Initiative evidenton edhe rastet e tjera kur janë kapur kokainë brenda konteinerëve në Portin e Durrësit.

“Që nga viti 2018 ka pasur sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruar në Portin e Durrësit. Sasia e madhe e kapjes së kokainës në këtë port tregon jo vetëm se ky port është një pikë e rëndësishme për trafikun e drogës”, - thuhet në raport teksa theksohet rëndësia e përmirësimit të sigurisë në port dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve ligjzbatuese. 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI