Flash

Zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni, vazhdojnë evakuimet

Lapsi.al 26 July 2022
Zjarret jashtë kontrollit në Kaliforni, vazhdojnë evakuimet

Zjarret në shtetin federal të Kalifornisë në SHBA, kanë djegur mbi 15 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, duke shkaktuar evakuime që nga e premtja.

Zjarret e furishme vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit pranë Parkut Kombëtar Yosemite, thanë autoritetet. Zjarri pyjor pranë qytetit Midpines të Kalifornisë shpërtheu të premten pasdite dhe është përhapur në qytetet e afërta.

Zjarrfikësit vazhdojnë betejën për të vënë nën kontroll një nga zjarret më të mëdha të Kalifornisë këtë vit.

Zjarret vazhdojnë të jenë plotësisht të pakontrolluara që nga mëngjesi i së hënës, sipas Departamentit të Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni (CalFire).

Më shumë se 2.500 zjarrfikës, së bashku me 17 helikopterë, 281 makina zjarrfikëse dhe 46 cisterna uji, janë angazhuar për shuarjen e zjarrit, shtoi CalFire.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, të shtunën shpalli gjendje të jashtëzakonshme për qarkun Mariposa, duke përmendur efektet e zjarreve pyjore, i cili ishte “i shkaktuar nga moti i nxehtë dhe i thatë”.

Mbi 3.000 njerëz u evakuuan pasi zjarret shkatërruan shtëpitë dhe kërcënuan infrastrukturën tha në një deklaratë Zyra e guvernatorit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI