Flash

Bomba e Gjukanoviç: Open Balkan, zhdukja e Kosovës

Lapsi.al 27 July 2022
Bomba e Gjukanoviç: Open Balkan, zhdukja e Kosovës
“Open Balkans” si një projekt “shumë kontrovers”, është një skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë BE-së që ka si qëllim zhdukjen e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut". Këto deklarata të forta i ka bërë Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç në një intervistë për gazetën Vijesti. Ky qëndrim është tjetet interesant pasi shkon krejtësisht në kah të kundërt me atë të kryeministrit në largim Dritan Abazoviç, i cili e mbështet nismën Rama- Vuçiç. Lexo me tej:

Courrier des Balkans: Rama-Vuçiç, ushtarët e vetmuar të Ballkanit të Hapur

Presidenti malazes ka dalë në mbështetje të zërave që e shohin Ballkanin e Hapur si një shantazh ndaj BE-së që nuk po i fut në gjitin e saj vendet e Ballkanit perendimor. Ai ka thënë se vendeve tona nuk i duhet një gjë e tillë: "Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë" tha ai pak javë më parë pas një takimi me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç Ndërsa këtë të mërkurë për Vijesti ai deklaroi:  “Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk e shohin as demokracinë multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimit të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, gjithçka fillon tradicionalisht nga pala serbe", tha Gjukanoviç. Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan” Presidenti malazes theksoi se qëllimi i autorëve të idesë së Ballkanit të Hapur është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që nëse ky skenar vihet në jetë, ai  do të përfundonte me “luftë dhe gjenocid”. Të njëjtin pozicion Gjukanoviç mbajti edhe gjatë një vizite në Kosovë së bashku me presidenten Vjosa Osmani. Presidentja e Kosovës dhe ai i Malit të Zi, mbajtën qëndrimin se bashkëpunimi rajonal duhet promovuar përmes Procesit të Berlinit. Por atyre iu përgjigj në mënyrë të rrufeshme, nga Tirana Edi Rama: “Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot”, tha në mes të muajit maj Rama. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI