Flash

“Ka humbur magjinë”: Meunier thumbon Neymar, përgjigja e brazilianit e lë pa fjalë

Lapsi.al 27 July 2022
“Ka humbur magjinë”: Meunier thumbon Neymar, përgjigja e

Sezoni i ri është gati të fillojë dhe Paris Saint Germain do të nisë një tjetër fushatë në kërkim të Champions aq shumë të lakmuar, që me gjithë shpenzimet e çmendura të viteve të fundit nuk ka mbërritur kurrë në anët e Parc des Princes. Neymar duket se është ende në qendër të projektit të parisienëve, edhe pse prania e Messit dhe mbi të gjitha rinovimi i Mbappès dukej se e kishin lënë mënjanë. Pasi kaloi 30 vjeç, shumë pyesin nëse sulmuesi brazilian mund të konsiderohet vërtet një nga lojtarët më të mirë të kësaj epoke. E sipas ish-shokut të skuadrës Thomas Meunier, parabola e O'Ney është në fazën e rënies.

Mbrojtësi belg, i cili ishte shoku i Neymar për 3 vite te Paris Saint Germain përpara se të kalonte te Borussia Dortmund në vitin 2020, bëri disa deklarata për Kicker, disa prej të cilave ishin për brazilianin: “Isha një tifoz i madh i Neymar kur ai luante për Barcelonën”, ka shpjeguar mbrojtësi i krahut. “Remuntada ishte e gjitha merita e tij. Po të isha 10 vjeç, me siguri do të kisha një poster të tij në shtëpi”. Por pastaj vjen edhe goditja: "Por në Paris, nga këndvështrimi im, ai ka humbur magjinë e tij".

REPLIKA E NEYMAR

Fjalët e ish-shokut të skuadrës definitivisht nuk i kanë pëlqyer Neymar, i cili me një postim në llogarinë në Instagram Voce Sabia Futebol ku citoheshin fjalitë e inkriminuara të Meunier është përgjigjur në mënyrë të thatë, por shumë elokuente: “Ky djalë flet shumë…” , gjykoi ai.

Shigjetimet ndaj Neymar (i cili gjithashtu do të gjykohet në tetor për parregullsi në kalimin e tij nga Santos te Barcelona) vijnë çdo ditë, por tashmë edhe nga i ashtuquajturi “zjarri miqësor”. A do të jetë në gjendje braziliani ta shndërrojë të gjithë këtë në forcë dhe ta çojë PSG-në drejt fitoreve të mëdha duke i mbyllur gojën kritikëve?

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI