Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Letra e Autoritetit të Dosjeve/ Nikolla: Ndërhyje e menjëhershme nga Kuvendi

Lapsi.al 27 July 2022
Letra e Autoritetit të Dosjeve/ Nikolla: Ndërhyje e menjëhershme

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka dalë në një konferencë për mediat, pas mbledhjes me krerët e grupeve parlamentare, lidhur me letrën e Autoritetit të Dosjeve se një politikan i nivelit të lartë me inicialet I.M përmendet në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit.  Nikolla tha se rasti është tronditës dhe se Kuvendi duhet të reagojë. Më tej ajo theksoi se ka thirrur kryetarët e grupeve dhe i ka informuar mbi letrën ndërsa shtoi se s’mund të flas më shumë në këtë fazë të kësaj çështjeje.

“Autoriteti i Dosjeve flet për një politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit. Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër.  Ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë”, tha Nikolla

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI