Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Meta i kundërvihet Bashës: Lulushi ishte shitur, ndante fitimet me mafien në pushtet

Lapsi.al 27 July 2022
Meta i kundërvihet Bashës: Lulushi ishte shitur, ndante fitimet me

Këtë të mërkurë ish-presidenti, Ilir Meta ka mbledhur Komitetin Organizativ të Partisë së Lirisë. Në një deklaratë pas konferencës, Meta ka folur edhe për ish-kreun e  PD-së, Lulzim Basha. Meta tha se Basha ishte i shitur e infiltruar prej kohësh për të ulur opozitën shqiptare në mënyrë që të ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet.

“Keni qeveri prej letre që ka dhunuar një popull zemër luan e sy shqiponjë, një popull ilirësh, por siç e kam paralajmëruar indirekt e direkt qeveria kur ra nga korrupsioni i paparë e veprimet antikombëtare kishte zënë përfundi Lulushin që u përpoqët aq shumë ta bënit kryeministër, që ishte shitur e infiltruar prej kohësh për të bërë fake opozitën që ndante fitimet dhe përfitimet me mafien në pushtet. Tani kohët kanë ndryshuar, nuk kam ardhur në ish partinë e vjetër por u kam thirrur të gjithëve aty ku isha që në 2 mars me popullin e kushtetutës dhe popullin e lirisë”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI