Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Plagosi me thikë 21-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

Lapsi.al 27 July 2022
Plagosi me thikë 21-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi plagosi me thikë një 21-vjeçar.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa i riu i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

"Plagosi me mjet prerës një shtetas, vihet në pranga 23-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI