Flash

Pogba nuk pranon të operohet në SHBA: kthehet në Itali për një konsultë të dytë

Lapsi.al 27 July 2022
Pogba nuk pranon të operohet në SHBA: kthehet në Itali për

Pogba nuk do të operohet në SHBA dhe është nisur për tu kthyer në Torino. Në Itali ai do të bëjë një tjetër konsultë përpara se të vendosë se kur dhe ku do të operohet. Kohët e rikuperimit mbeten të pasigurta: vetëm pas konsultimit të ri mjekësor dhe ndërhyrjes së mundshme do të jetë e mundur të dihet me përafërsi se kur francezi do të jetë përsëri në dispozicion të Allegrit. E sigurtë, megjithatë, është se dëmtimi në meniskun anësor do ta detyrojë mesfushorin e Juventusit të humbasë të gjithë përgatitjen. Edhe nëse nuk do të kryhet ndërhyrja kirurgjikale që kërkon një ndalesë dy mujore (skenari më i keq), është pothuajse e pamundur të imagjinohet një rikuperim në më pak se 40 ditë, gjë që do ta bëjë lojtarin të mungojë në fillimin e kampionatit, por edhe në daljet e para të Champions.

Një ndalesë që, duke parë statistikat e tre viteve të fundit me Manchester United, ngre njëfarë alarmi për Juventus. Të dhënat në lidhje me Pogba nuk janë fare ngushëlluese në këtë këndvështrim. Në sezonin e fundit francezi luajti 27 ndeshje për gjithsej 1782 minuta, ndërsa humbi për shkak të dëmtimeve (probleme muskulore në kofshë dhe komplikime në kyçin e këmbës) 18 ndeshje të Premier League, 2 Champions League dhe 2 midis FA Cup dhe League Cup.

Tani ka ardhur ky dëmtim i ri. Një shqetësim që Pogba e kishte ndjerë prej disa kohësh dhe që e detyroi të ndalonte katër ditë më parë gjatë stërvitjes me skuadrën. Optimizmi fillestar, se nuk duhej të ishte asgjë serioze, i la vendin ankthit pas ekzaminimeve të para mjekësore. Tani pritet edhe kjo konsultë në Itali, për të vendosur në lidhje me operacionin dhe për të saktësuar kohët e rikuperimit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI