Flash

Presidenti Biden rezulton negativ pas testimit për koronavirusin

Lapsi.al 27 July 2022
Presidenti Biden rezulton negativ pas testimit për koronavirusin

Presidenti Joe Biden ka rezultuar negativ pas testimit për koronavirusin. Ai u infektua një javë më parë dhe tashmë po i jep fund periudhës së izolimit në Shtëpinë e Bardhë, njoftoi të mërkurën doktori i tij. Presidenti Biden u paraqit sot përpara gazetarëve në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Ai u tha amerikanëve se "COVID-i nuk është larguar", por se sëmundja e rëndë mund të shmanget nëpërmjet vaksinimit, dozave përforcuese dhe ilaçeve.

"Nuk duhet të jeni president për t'i patur këto mjete", tha ai.

Presidenti ka pasur simptoma të lehta, përfshirë kollë, dhimbje fyti dhe dhimbje trupi, që kur rezultoi fillimisht pozitiv të enjten e kaluar.

"Simptomat e tij janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme dhe janë larguar pothuajse plotësisht", tha dr. O'Connor. Presidenti Biden, i cili është në moshën 79 vjeçare, do të mbajë maskën për 10 ditë kur të jetë në prani të personave të tjerëve, tha mjeku, duke pasur parasysh ekspozimin e mundshëm të personelit të Shërbimit Sekret dhe stafit të Shtëpisë së Bardhë që janë në afërsi të tij.

Dr. O'Connor tha se Presidenti Biden do të testohej rregullisht për të pikasur ndonjë rast të mundshëm "rikthimi" të COVID-19, që është përjetuar nga disa pacientë që janë trajtuar me Paxlovid, ilaçin që mori presidenti./ VOA

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI