Flash

Presidenti malazez Gjukanoviç: Ballkani i hapur do të përfundojë në luftë dhe genocid

Lapsi.al 27 July 2022
Presidenti malazez Gjukanoviç: Ballkani i hapur do të

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, bëri një parashikim të frikshëm mbi mënyrën se si ai mendon se do të përfundojë iniciativa e Ballkanit të Hapur, të cilën kryeministri malazez Dritan Abazoviç e ka përkrahur.

Sipas Gjukanoviç, qëllimi i autorëve të idesë së “Ballkanit të Hapur” është zhdukja e Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe shtoi se sigurisht që do të përfundonte me “luftë dhe një gjenocid tjetër”.

Gjukanoviç tha se kryeministri Dritan Abazoviç “do të gjykohet nga votuesit, gjykatat dhe historia” nëse ai ndjek një politikë që është kundër interesave të Malit të Zi.

Gjukanoviç ka thënë për portalin “Vojvodina Autonomija” se Malit të Zi i është dhënë mundësia për të përparuar në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe ka shtuar se ky shans është edhe një rrugë drejt anëtarësimit në BE, shkruan KosovaPress.

Gjukanoviç e cilësoi projektin e “Ballkanit të Hapur” si “shumë kontrovers”, sepse tha se është skenar alternativ për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor jashtë Bashkimit Evropian.

“Ne nuk kemi nevojë për këtë, ne kemi nevojë për anëtarësim në BE. Ata që nuk e shohin rajonin tonë në Evropë, nuk shohin as demokraci multietnike në Ballkan. Atyre u pëlqen ideja e ndryshimeve të kufijve, homogjenizimi etnik dhe fetar brenda shteteve të zgjeruara. Si zakonisht, çdo gjë nis tradicionalisht nga pala serbe, kësaj radhe ‘bota serbe’. Dhe kjo vazhdon automatikisht me të njëjtët zullumqarë të shtetit të madh”, tha Gjukanoviç.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI