Flash

Rrëzimi i qeverisë, Bullgaria shkon në zgjedhje në vjeshtë

Lapsi.al 27 July 2022
Rrëzimi i qeverisë, Bullgaria shkon në zgjedhje në

Bullgaria pritet të mbajë sërish zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Partia Socialiste bullgare braktisi planet për të propozuar një qeveri të re koalicioni pasi nuk arriti të sigurojë një shumicë në parlament.

Presidenti bullgar Rumen Radev tani pritet të emërojë një qeveri kalimtare deri në zgjedhje, të cilat ka të ngjarë të mbahen në tetor.

Socialistët u përpoqën për herë të tretë të formojnë një qeveri, pasi koalicioni i qeverisë i kryeministrit Kiril Petkov u rrëzua me votë mosbesimi muajin e kaluar. Anëtari i Partisë Socialiste Bullgare, Georgi Svilenski, bëri të ditur se partia nesër do t'ia kthejë mandatin presidentit.

"U bë e qartë se nuk ka shumicë që është gati të luftojë korrupsionin," u tha Svilenski gazetarëve.

Socialistët dhe partnerët e tyre në qeverinë në largim kanë premtuar një program gjashtëmujor për të luftuar korrupsionin e përhapur dhe për të ofruar masa për të ndihmuar bizneset të përballen me çmimet në rritje, por ata nuk kanë fituar mbështetjen e ish-aleatit, partisë "Ka një popull të tillë".

Deputetët hodhën poshtë tentativën për ta votuar këtë program në Kuvend, gjë që tregoi se ata humbën shumicën.

Kriza në Bullgari filloi kur partia ITN e Slavi Trifonov u largua nga koalicioni qeverisës, i cili akuzoi Petkovin se e çoi vendin drejt falimentimit dhe se ishte dakordësuar fshehurazi me diplomatët perëndimorë që Bullgaria të hiqte veton për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Më 22 qershor, Parlamenti në Sofje votoi mosbesimin ndaj qeverisë së Petkovit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI