Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

“Të zbatohet paketa anti-krizë”/ Unioni i Transportit Publik paralajmëron: Rrisim çmimin e biletës deri në mbylljen totale

Lapsi.al 27 July 2022
“Të zbatohet paketa anti-krizë”/ Unioni i Transportit

Shoqata e Transportit Urban në Tiranë ka paralajmëruar një rritje të çmimit të biletës. Përmes një deklarate, Unioni ka renditur vështirësitë që kanë ardhur nga pandemia, lufta dhe kriza ekonomike. Në mënyrë që të përballojnë krizën ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës. Në kërkesën e shoqatës, gjithashtu thuhet se për muajin gusht nuk do të ofrohen abone.

Njoftimi:

Të nderuar!

Në vijim Unioni i Transportit Publik i kërkon instancave shteterore ndërhyrjen e menjëhershme për miratimin e vendimimt subvensionues për vijushmërinë e paketës antikrizë ose në pamundësi të sajë rritjen e çmimit biletës të biletës, për ta kthyer këtë shërbim rentabel! Në rastë të mos reagimit operatorët nuk mund të ofrojnë biletat mujore (abone) për muajin Gusht 2022, duke shkuar në këtë formë drejt mbylljes totale!

Faleminderit!

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI