Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Tri viktima dhe mbi 1.800 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Lapsi.al 27 July 2022
Tri viktima dhe mbi 1.800 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se në Kosovë janë regjistruar tri viktima dhe 1.853 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 4.786 mostrave dhe përqindja e rasteve pozitive është 38.71 për qind. Sipas njoftimit, në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 840 pacientë.

Nëse krahasohet me një ditë më parë, në Kosovë ka një rritje të infektimeve, për shkak se të martën autoritetet shëndetësore raportuan për 1.187 raste të reja. Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 10.830.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI