Flash

U spiunua nga Ilir Meta? Shfaqet personi i përmendur në dosje, kërkon të vërtetën

Lapsi.al 27 July 2022
U spiunua nga Ilir Meta? Shfaqet personi i përmendur në dosje,

Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.

Euronews Albania mësoi se është shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti.

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Lexo më tej: DOSJA/ A është Ilir Meta, politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit? 

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.

Lexo më tej: “Partia e Lirisë”: Ilir Meta nuk i është drejtuar kurrë Autoritetit të Dosjeve për informim 

Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI