Flash

VIDEO/ Drejtueses i bie të fikët, ndërpritet debati mes kandidatëve për kryeministër në Britani

Lapsi.al 27 July 2022
VIDEO/ Drejtueses i bie të fikët, ndërpritet debati mes

Debati i fundit mes kandidatëve konservatorë për kryeministër të Britanisë së Madhe, Rishi Sunak dhe Liz Truss është anuluar pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.

Debati i cili po transmetohej në “The Sun” dhe TalkTV dhe që drejtohej nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë të rrugës pasi u dëgjua një përplasje e fortë.

TalkTV njoftoi se McCann ishte "mirë", por kanalit i ishte dhënë këshilla mjekësore që ajo të mos vazhdonte të qëndrontë më në transmetim. “U kërkojmë falje shikuesve dhe dëgjuesve tanë”, - thuhet në deklaratën e kanalit televiziv.

Kandidatët për kryeministër reaguan në Tëitter se ishin të lehtësuar kur dëgjuan se McCann ishte mirë dhe treguan se ishin gati të organizonin një revansh. Prezantuesja e TalkTV duhej të bashkëdrejtonte debatin së bashku me redaktorin politik të “The Sun”, Harry Cole, por ai u tërhoq pasi rezultoi pozitiv për Covid.

Para se debati të ndalej midis dy kandidatëve ishte folur për taksat, gjendjen e urgjencave shëndetësore dhe rritjen e kostove të jetesës. Ata po bëheshin gati të fillonin një përballje mbi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën kur debati u mbyll. ©LAPSI.al

Kate McCann, who was inundated by messages from well-wishers on social media, was said to be 'fine' after the incident

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI