Flash

Berisha: Padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Edi Rama, nuk i shpëton dot gjykimit në rrugë e sheshe

Lapsi.al 28 July 2022
Berisha: Padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Edi Rama, nuk i shpëton dot

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend kundërshtoi vendimin e kryetares së Kuvendit për miratimin e ndryshimeve në qeveri pa debat.

Teksa mori fjalën për procedurë, Berisha paralajmëroi Ramën se edhe nëse i shpëton gjykimit në Kuvend nuk do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e vendit.

"Vendimi për të shkelur në mënyrë flagrante rregulloren e parlamentit e cila u garanton në nenin e saj 110, pika 4, debatin për programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave është një akt i pashembullt, një dhunim flagrant i të drejtës së deputetit për debat në këtë parlament. Është një vendim i cili merret në kuadrin e monizmit të plotë të vendosur nga mazhoranca e drogës dhe krimit. Dua ti them Edi Ramës se cfarëdolloj xhakete që të veshësh dhe zhveshësh nuk të heq ty qyrkun e vjedhësit. Ti kërkon tu mohosh deputetëve të drejtën e fjalës vetëm e vetëm se në rast se do të flisnin do tu faktonin shqiptarëve se padrinoja i Arben Ahmetajt e ka emrin Tenderbegu Edi Rama. Zonja kryetare në emër të ligjit të këtij parlamenti hap debatin siç parashikon rregullorja dhe mos përdorni arbitraritetin. Çështja e djegësave është problem madhor, mos të mendojë Edi Rama se duke i shpëtuar gjykimit këtu në parlament do ti shpëtojë gjykimit në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Ju garantoj se kurrë jo", deklaroi Berisha. 

Të këshilluara

Gledis Nano paraqitet në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka shkuar ditën e sotme në SPAK, por arsyet e paraqitjes së kreut të Policisë së Shtetit në Proku...

14:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI