Flash

Çmendet Lehmann: ish-portieri shkatërron garazhin e fqinjit me sharrë elektrike

Lapsi.al 28 July 2022
Çmendet Lehmann: ish-portieri shkatërron garazhin e fqinjit me

Jens Lehmann, çfarë dreqin po bën? 52-vjeçari, mes shumë uljeve e ngritjeve, ka bërë historinë e futbollit gjerman. Legjenda e Arsenal, rival i Oliver Kahn, frymëzim për Manuel Neuer, por edhe mbajtës i rekordit si portieri më i përjashtuar në Bundesligë. Kështu, ndoshta durimi apo sjellja e qetë nuk kanë qenë asnjëherë pika e tij e fortë dhe këtë e ka treguar edhe në orët e fundit. Ish-lojtari, në fakt, i ka shkatërruar fqinjit garazhin me sharrë elektrike.

Sherri mes ish-portierit të Gunners dhe fqinjëve në banesë kishte kohë që vazhdonte. Në bazë të sherreve ishin gjithmonë pronat e tyre përkatëse. Kohët e fundit, Lehmann, sipas raporteve të Bild, ishte i zemëruar që garazhi i ri i fqinjit i pengonte pamjen e liqenit Starnberg. Struktura për më tepër, sipas ish-portierit, ishte ndërtuar në pronën e tij.

Por, duke parë se me sherret nuk po arrinte të merrte atë që donte, 52-vjeçari vendosi të kalonte në veprim. Lehmann hyri në garazhin e fqinjit me një sharrë elektrike dhe "shkatërroi trarët e çatisë". E përditshmja gjermane pohon gjithashtu se ish-portieri ka tentuar të fikë një kamera vëzhgimi për të mos u filmuar. Megjithatë, Jens nuk ishte në gjendje të pengonte kamerën të filmonte të gjithë ngjarjen.

Lehmann ka shkaktuar dëme në vlerë prej mijëra eurosh me sharrën elektrike. Pronari i garazhit pa gjithçka dhe ruajti regjistrimet. Ai thirri policinë, e cila tani po heton ngjarjen. Dyshohet se ish-portieri është përgjegjës edhe për tre raste të tjera vandalizmi dhe se ka shkaktuar dëme mbi 9 mijë euro.

Lehmann dhe fqinjët e tij, shpjegon Bild, kanë probleme prej disa kohësh. Ish-portieri ka denoncuar tashmë pronarët e shtëpisë fqinje për “dëmtim prone dhe uzurpim”. Gjermani e bleu pronën në liqenin Starnberg 15 vjet më parë për rreth 5 milionë euro. Në atë kohë, ai ishte ende duke luajtur në Premier League.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI