Flash

Dorian Keqi mohon akuzat në gjykatë për vrasjen e Saimir Jakut

Lapsi.al 28 July 2022
Dorian Keqi mohon akuzat në gjykatë për vrasjen e Saimir Jakut

Dorian Keqi, 40-vjeçar i akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku në vitin 2016, ka dalë sot para gjykatës, e cila caktoi ndaj tij masën ‘arrest me burg’.

Në sallën e gjyqit, Keqi nuk ka pranuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg qe është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri. Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, rezultoi se gjurmët e tij ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.

Të këshilluara

Gledis Nano paraqitet në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka shkuar ditën e sotme në SPAK, por arsyet e paraqitjes së kreut të Policisë së Shtetit në Proku...

14:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI