Flash

FOTO/ Nuk kishte ndodhur më parë, Presidenti shkon në koncertin e qeverisë

Lapsi.al 28 July 2022
FOTO/ Nuk kishte ndodhur më parë, Presidenti shkon në koncertin e

Për herë të parë një President i Republikës të shkojë në një festë të qeverisë.

Edhe kur kryeministër ishte Sali Berisha dhe ende nuk i kishte prishur marrëdhëniet me Topin apo kur kryetar shteti ishte Nishani, kjo nuk ndodhi.

Por presidenti i ri, Bajram Begaj u shfaq i qeshur krahas kryeministrit Rama, kabinetit qeveritar dhe ambasadorëve të huaj gjatë manifestimit që u zhvillua në sheshin “Skënderbej”.

Siç shihet nga fotot, Begaj është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj. Në një moment tjetër, ai shihet nën shoqërinë e kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane Yuri Kim. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI