Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

I vendosën tritol te servisi i makinave, flet i riu: Sulm nga konkurrenca

Lapsi.al 28 July 2022
I vendosën tritol te servisi i makinave, flet i riu: Sulm nga konkurrenca

Efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë kanë marrë në pyetje Ronaldo Petin, të riun që në orët e para të mëngjesit të sotëm i vendosën tritol në servisin e automjeteve që ka në pronësi.

Mësohet se i riu ka thënë se lënda plasëse i është vendosur nga konkurrenca. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se tritoli i është vendosur për shkak të disa konflikteve që Peti ka pasur kohët e fundit me disa nga banorët e zonës. Ndërkohë, janë këqyrur kamerat e sigurisë së bizneseve në afërsi të vendit të ngjarjes. Dyshohet se bëhet fjala për dy persona që mund të kenë vendosur lëndën plasëse.

"Më datë 28.07.2022, në orën 04:35, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një servis automjetesh, në pronësti të shtetasit R. P., është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve", njofton policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të vendit gjatë paradites. Por parashikohet që pas mesdite vranësirat e pakta të sh...

07:48

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI