Flash

Rama feston çeljen e negociatave në shesh/ Berisha: Anti-miting me nëpunës shteti

Lapsi.al 28 July 2022
Rama feston çeljen e negociatave në shesh/ Berisha: Anti-miting me

Nga dalja për mediat prej selisë së Parlamentit ku kritikoi Kuvendin se i ka bllokuar fjalën deputetëve opozitarë pasi nuk dua të dëgjojnë zëra kritikë lidhur me ndryshimet në qeveri, Sali Berisha komentoi edhe festimet që janë parashikuar të zhvillohen sot në Tiranë për çeljen zyrtare të negociatave me BE-në.

“Ky është një anti-miting, por unë do ta festoj me shqiptarëve të vërtetë dhe jo me nëpunës të paguar që vijnë aty për ruajtur kafshatën e gojës dhe vendin e punës”, tha Berisha.

Më tej ai shtoi se nuk do të vijojë të ndjekë nga salla punimet e Kuvendit pasi do të udhëtonte drejt Mirditës për një takim me mbështetësit.

“Unë ju falënderoj se po nisem për në Mirditë do festoj me mirditorët 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-të”, zbuloi ish-kryeministri.

Të këshilluara

Gledis Nano paraqitet në SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka shkuar ditën e sotme në SPAK, por arsyet e paraqitjes së kreut të Policisë së Shtetit në Proku...

14:53

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI