Flash

Rama mbush sheshin me administratën publike nga i gjithë vendi, trafik i rënduar në Tiranë

Lapsi.al 28 July 2022
Rama mbush sheshin me administratën publike nga i gjithë vendi, trafik

Mbrëmjen e sotme në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, qeveria do të organizojë një manifestim propagande të ndërthurrur me një koncert festiv me rastin e 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA dhe hapjes së negociatave.

Por ky është në fakt thjesht sebepi, sepse takimi i thirrur nga Edi Rama është demonstrim force për opozitën. Sheshi do të mbushet me punonjës administrate që mbërrijnë nga i gjithë vendi.

Kjo ka bërë që në autostradën Durrës-Tiranë të krijohet trafik i rënduar. Takimi nis në orën 19:00 sipas njoftimit zyrtar, për të vijuar më pas deri në një orar të pacaktuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër e re zjarri në Fier

Një zjarr masiv ka përfshirë një zonë kodrinore të mbjellë me ullishte, në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në Fier. Pranë vatrës së zjarrit ka dhe banesa. ...

17:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI