Flash

"Rusia humb gjysmën e ushtrisë në Ukrainë", SHBA: Rreth 75 000 ushtarë janë vrarë ose plagosur

Lapsi.al 28 July 2022
"Rusia humb gjysmën e ushtrisë në Ukrainë", SHBA:

Inteligjenca amerikane ka dalë në përfundimin se rreth 75 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftë në Ukrainë. Informacionet nga mbledhja e inteligjencës i ka bërë të ditura për mediet ligjvënësja demokrate Elissa Slotkin. Kjo shifër përbën gati gjysmën e numrit të trupave që Moska ka dërguar në Ukrainë që prej nisjes së të ashtuquajturit operacion special. Ligjvënësja pretendoi gjithashtu se rreth 80% e forcave ruse gjenden të bllokuara ose të lodhura. Viktimat ushtarake konsiderohen sekrete shtetërore në Rusi - edhe në kohë të paqes prandaj Moska nuk i përditëson të dhënat e saj.

Nëse shifrat e humbjeve të Rusisë konfirmohen, ato do të përbënin një disfatë të madhe për Rusinë, ndërsa Ukraina çon përpara kundërsulmin me qëllim marrjen e territoreve të pushtuara në jug të Ukrainës, kryesisht të Kersonit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI