Flash

Video/ "Ki respekt kokë k**i, ik q*u": sherr i egër mes trajnerit të Torinos dhe drejtorit sportiv

Lapsi.al 28 July 2022
Video/ "Ki respekt kokë k**i, ik q*u": sherr i egër mes
Në shtëpinë e Torinos, janë orë të nxehta, në të vërtetë përvëluese. E sigurisht jo për klimën në grumbullimin në Ëaidring në Austri, por për atë që po ndodh brenda klubit. Pasditen e së mërkurës, në fakt ka ndodhur një sherr i bujshëm mes teknikut granata Ivan Juric dhe drejtorit sportiv Davide Vagnati. Një diskutim i dhunshëm në të cilin të dy për pak sa nuk u përplasën fizikisht, të ndarë nga menaxheri i skuadrës Pellegri, epidos që u filmua fshehurazi nga një ballkon pranë hotelit ku është akomoduar ekipi. Trajneri dhe drejtori sportiv janë përballur me egërsi në parkingun e hotelit që pret skuadrën, të ndarë me zor nga menaxheri i skuadrës Marco Pellegri, ndërsa fyenin njëri-tjetrin. Klubi granata po përpiqet të përshpejtojë në merkato, por trajneri kroat shprehet i pakënaqur që nuk ka marrë ende përforcimet e nevojshme dhe kjo, siç raporton Ansa, mund të ketë çuar në përplasjen, që në këto orë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Nga video mund të kuptohet një fragment i dialogut mes të dyve: “Nuk je askushi për askënd, mos ma ngre zërin”, dëgjohet Vagnati duke bërtitur në adresën e Juric. “Mos ma ngri zërin, mos ma ngri zërin. Oh, duhet të kesh respekt. Si kam unë për ty, duhet të kesh respekt edhe ti, e kupton kokë k**i. Ki respekt për atë që të mbron gjithmonë në sytë e atij koke k**i. E unë të mbroj gjithmonë! Rrotë k**i“, gjëmon drejtori sportiv granata. Tekniku i përgjigjet: “Ti nuk bën asgjë, je një idiot m**i. Shko bëj m**in, budalla, ik q*u. Por çfarë respekti? Nga ti? Nuk e kam. Mendo të punosh”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI