Flash

Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës së Ftohtë

Lapsi.al 28 July 2022
Zyrtari britanik: Bota ka qenë më e sigurt gjatë Luftës

Perëndimi rrezikon të përfshihet në luftë bërthamore, sepse nuk është duke biseduar mjaftueshëm me Rusinë dhe Kinën, ka thënë Këshilltari britanik i Sigurisë Kombëtare, Stephen Lovegrove. Ai ka shtuar se në ditët e sotme armët e rrezikshme janë shumë më të qasshme.

Përgjatë fjalimit të mbajtur në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Lovegrove është fokusuar në implikimet e pushtimit rus në Ukrainë – të nisur më 24 shkurt. Sipas tij, përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, fuqitë perëndimore e kanë kuptuar më mirë njëra-tjetrën dhe kanë përfituar nga negociatat “që kanë rritur njohuritë për doktrinën sovjetike dhe kapacitetet – si dhe anasjelltas”.

“Kjo gjë na ka rritur besimin se nuk do të bëjmë llogari të gabuara drejt luftës bërthamore”, ka thënë ai.

“Sot nuk kemi një bazë të tillë me ata që mund të na kërcënojnë në të ardhmen – sidomos me Kinën”.

Lufta e Ftoftë ka qenë periudhë e tensioneve gjeopolitike në mes të Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik, si dhe aleatëve të tyre. Kjo luftë ka nisur pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe ka përfunduar me rënien e ish-Bashkimit Sovjetik më 1991. Lovegrove ka vazhduar fjalimin duke thënë se rreziku “i një konflikti të pakontrolluar” po rritet për shkak se Rusia po shkel vazhdimisht traktet, si dhe për shkak të Kinës, e cila po zgjeron arsenalin bërthamor, ndërkohë që tregon “përbuzje” ndaj marrëveshjeve për kontroll të armëve.

Deklarata e tij vjen para zhvillimit të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping. Kjo do të jetë biseda e tyre e parë telefonike prej muajit mars. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës./ REL

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI