Flash

Aksion në bregdetin e jugut/ Pesë mjete lundruese të bllokuara, gjobiten 25 drejtues

Lapsi.al 29 July 2022
Aksion në bregdetin e jugut/ Pesë mjete lundruese të bllokuara,

Pesë mjete lundruese “Jet ski” janë bllokuar gjatë korrikut, ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 25 drejtues, të cilët kanë kryer manovra të rrezikshme, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Nga policia, që ka zhvilluar kontrolle me qëllim sigurinë e pushuesve në bregdetin e jugut, mësohet se janë gjobitur me nga 10 mijë lekë 25 drejtues të mjeteve lundruese, të cilët duke kryer manovra të rrezikshme dhe në zonat e ndaluar kanë vënë në rrezik sigurinë e pushuesve të bregdetit.

Vendi ynë po përballet prej javësh me aksidente me mjete lundruese në bregdetin e vendit tonë. Një 40-vjeçar përplasi me gomone një 7 vjeçar në plazhin e Jonufrës në Vlorë. Incidenti ndodhi teksa 7-vjeçari po notonte në breg, ndërsa 40-vjeçari nuk ka respektuar kufizimin me bova detare dhe është futur në zonën në të cilën nuk lejohet lëvizja e mjeteve lundruese, duke lënë të plagosur fëmijën.

Ndërsa më 17 korrik, Gjergji Priftuli humbi kontrollin e gomones duke plagosur dy pushues në Jalë. 37-vjeçari po kryente manovra të rrezikshme disa qindra metra larg bregut dhe më pas u rrëzua në ujë. Në këto moment gomonia u nis me shpejtësi dhe përplasi çiftin e të rinjve në breg të detit.

Të këshilluara

Çfarë ndodh me motin sot

Shqipëria Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë...

08:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI