Flash

E spiunonte për The Sun: gruaja e Rooney fiton "luftën e wags" kundër gruas së Vardy

Lapsi.al 29 July 2022
E spiunonte për The Sun: gruaja e Rooney fiton "luftën e

Triumf për Coleen Rooney dhe poshtërim për Rebekah Vardy në të ashtuquajturën "Lufta e Wags" - një akronim i rezervuar në Mbretërinë e Bashkuar për bashkëshortët dhe të dashurat e futbollistëve të famshëm -, ose më saktë betejën gjyqësore mes mikeshave të dikurshme të luftuar pa goditje të ndaluara dhe në favor të telekamerave, që në javët e fundit ka monopolizuar kuriozitetin e TV dhe tabloideve britanike.

Gjyqi, i vulosur nga seanca e fundit më 19 maj, përfundoi në fakt me një vendim në favor të gruas së Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Tre Luanëve, e pagëzuar nga shtypi popullor "Wagatha Christie" për organizimin e një kurthi për të zbuluar 'gojën' e fshehtë të një sërë thashethemesh mediatike të zbuluara për të në muajt e fundit; derisa arriti në përfundimin se ajo që nxirrte zbuluar cështjet e shtëpisë së saj - me ndihmën e një punonjësi të shtypit - kishte qenë ish-shoqja e saj Rebekah Miranda, gruaja e Jamie Vardy, sulmuesi i Leicester dhe ish-shoku i skuadrës së kombëtares së Wayne.

Një dyshim i shpërndarë në rrjetet sociale, të cilit Rebekh i ishte përgjigjur me një denoncim për shpifje, të cilën megjithatë Karen Steyn, gjyqtare e Gjykatës së Lartë të Londrës, e hodhi poshtë sot për pabazueshmëri të dukshme. Në vendim, gjykatësja Steyn shtoi Caroline Watt, menaxheren e Vardy, si një burim "i mundshëm" i thashethemeve të familjes Rooney, të zbuluara në kolonat e Sun me bekimin e mundshëm të Rebekah.

Edhe pse pa dënuar "fyerjet e ndyra" të navigatorëve të internetit që goditën Rebekën përmes rrjeteve sociale, Coleen, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj gjatë gjithë kohëzgjatjes së përballjes gjyqësore, u shpreh e kënaqur me vendimin, duke shtuar gjithashtu se zonja Vardy dhe stafi i saj "nuk duhet të kishin nisur kurrë" veprimet ligjore kundër saj.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI