Flash

Katër disfatat që lanë 'xhepin' bosh: Tirana humbi 550 mijë deri në 800 mijë euro të UEFA-s

Lapsi.al 29 July 2022
Katër disfatat që lanë 'xhepin' bosh: Tirana humbi 550

Katër humbje në katër ndeshje markuan aventurën europiane të Tiranës, me kampionët në fuqi të vendit të paaftë të vendosin prestigjin jo vetëm në Champions, por edhe në Conference League, turneu i tretë i nivelit të UEFA-s. Ajo që ishte menduar si një rrugëtim që mund të përvijohej i gjatë për bardheblutë mes dy kompeticioneve dhe në bazë të kundërshtarëve që mund të gjente përballë në short, rezultoi me dy eliminime që kanë ngushtuar portofolin e hyrjeve nga UEFA në rastin më të keq në gjysëm e shifrës që kryeqytetasit mund të fusnin në arkat e klubit.

Me 300 mijë për prezantimin në Champions e 350 për raundin e dytë të Conference, Tirana e ka cuar bonusin në 650 mijë, por do të kishte mundur të arrinte pa problem në 1 milionë e 450 nëse kalonte Dudenlange edhe nëse mundej në raundin e dytë të Champions, që do të thoshte zbritje në playoff të Conference. Edhe nëse eleminohej Zrinjski, arritja e raundit të tretë të turneut do të shtonte 550 mijë euro të tjera në totalin e bardhebluve, që sikur të mos mjaftojë përfitimi i reduktuar actual, duhet të shqetësohen për pasojat në merkato që mund të sjellë ky eleminim i shpejtë.

E nuk bëhet fjalë për atë në hyrje, por në dalje, ku financat tani diktojnë edhe të ardhmen e lojtarëve të rëndësishëm si Taulant Seferi, Totre që është praktikisht i ikur dhe ndonjë sirenë e papritur interensimi që mund të shfaqet për Ismajlgecin apo Bekajn. Kështu, përpara se të mendojnë për përforcimin e skuadrës në vigjilje të kampionatit, drejtuesit e klubit duhet të merren me ndalimin e rrjedhjeve, gjë që në dritën e zhvillimeve të fundit nuk duket kaq e lehtë. E të rindërtosh një skuadër më pak se një muaj nga starti i Superiores penalizon keq objektivat e bardhebluve, që e gjejnë veten në një pozitë shumë delikate…

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI