Flash

Malta me tre skuadra në raundin 3, Shqipëria me asnjë: shtatë humbje, tre barazime e dy fitore, bilanci europian

Lapsi.al 29 July 2022
Malta me tre skuadra në raundin 3, Shqipëria me asnjë:

12 ndeshje, shtatë humbje, tre barazime dhe vetëm dy fitore, me 6 gola të shënuar dhe 17 të pësuar: statistikat europiane të skuadrave shqiptare janë dërrmuese dhe ngrenë debate të shumta me një bilanc që duhet të bëjë të reflektojë. Pas Partizanit që mendoi ti jepte vetes kohë pushimi e doli që në raundin e parë, edhe Tirana, Vllaznia e Laci nuk e zgjatën historinë, me kampionët e vendit që testuan dy kompeticione me të njëjtin rezultat katastrofik, katër humbje, e kurbinasit që kur u duk se e kishin në dorë arritjen e raundit të tretë, dolën nga porta e shërbimit me një poket të pësuar nga Petrocub që la një shije të hidhur pas.

Nëse apo ose mund të ketë shumë, fakt është se në të gjitha rastet kohët janë të gabuara: jemi vonë në gjithcka. Jemi vonë për të ndërtuar vazhdimësinë, vonë për të patur një strategji, vonë për merkato, vonë për tu bërë gati psikologjikisht dhe kjo përkthehet në skuadra më të dobëta se ato që arritën objektivat sezonin e kaluar. E pastaj ankohemi jo kundërshtari është më para me përgatitjet, jo ata e kanë filluar kampionatin pa përmendur futjen në llogari buxhetesh e thua se kjo vlen vetëm për ne.

Fakti është se në raundin e tretë shkuan tre ekipe malteze, madje edhe një nga Ishujt Faroe, por asnjë nga Superiorja. Cështja është se lojtarët e duhur nuk gjenden në kohë dhe Tirana e provoi se as shifrat e ngritura nuk bëjnë punë, në kohën kur në futbollin e sotëm gjithcka është besueshmëri. Besueshmëri që klubet tona nuk e japin. Laci u fut gjithashtu në krizë merkato e edhe pse bëmë elozhe për sjelljën e dy lojtarëve që kanë qenë në rang kombëtaresh si Babatunde e Borysiuk, ata janë investime që i përkasin kampionatit e jo europës. Nuk kanë minuta, nuk janë gati e nuk e ndihmojnë dot skuadrën si dëshmuan minutat në dispozicion për nigerianin.

Ndoshta më e pafata ishte Vllaznia, që gjeti përballë më të fortët ndër skuadrat që sfiduan klubet tona, por edhe ky nuk është justifikim sepse vetëm një ditë më parë kjo Universitatea Craiova doli jashtë nga duart e Laçit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI