Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

S'u ftua në eventin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Berisha: Kim më bëri nder

Lapsi.al 29 July 2022
S'u ftua në eventin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA,

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar edhe mbi faktin se nuk ishte i ftuar në ceremoninë e organizuar dje nga ambasada e SHBA-së për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri – SHBA.  I pyetur se si u ndje një ditë më parë që nuk ishte i ftuar në një organizim të zhvilluar nga ambasada amerikane Berisha tha se ishte i nderuar që nuk ishte krah figurave si Edi Rama dhe Taulant Balla.

"Zonja Kim duke mos më ftuar më nderoi. Me qëndrimet e saj ambasadorja Kim bashkë me Edi Ramën dhe mafian e George Sorosit ka dëmtuar më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA. Nderova ngjarjen mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojave. Shpreh urimet më të mira të 100 vjetorit SHBA- Shqipëri për të cilat PD e Sali Berisha ka kontributet më të pakrahasueshme. Në këtë kontekst figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë Shqipërinë" tha Berisha sot ne konference per median.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI