Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Trajneri pengon lojtarin kundërshtar me një stërkëmbësh: “Ishte gjest instiktiv”

Lapsi.al 30 July 2022
Video/ Trajneri pengon lojtarin kundërshtar me një
Futbolli i Amerikës së Jugut ofron gjithmonë momente vërtet të çuditshme. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Alexander Medina, trajneri i Vélez Sarsfield, një klub në Primera Division në Argjentinë. Gjatë ndeshjes kundër Godoy Cruz, ai rrëzoi një lojtar kundërshtar duke i vënë stërkëmbëshin. Arbitri nuk mund të mos nxirrte kartonin e kuq. Velez Sarsfield, në orët e fundit, zbriti në Estadio Feliciano Gambarte për javën e 11 të kampionatit. Ekipi, i 23-ti në renditje, kishte nevojë për një fitore ndaj Godoy Cruz, por në fund takimi përfundoi në barazim. Vendasit shënuan në minutën e tretë falë goditjes me kokë të Pier Barrios dhe, 12 minuta më vonë, ish-mbrojtësi i majtë i Liverpool, Emiliano Insua i dha Diego Godin asistin perfekt për të barazuar. Pas një fillimi të zjarrtë, pak ndodhi në terma aksionesh, por arbitrit në 90 minuta iu desh të nxirrte 6 kartonë. Njëri prej tyre shkoi për trajnerin e Vélez Sarsfield, Alexander Medina për një faull të rëndë ndaj Maximo Perrones së Godoy Cruz. Lojtari po mbronte topin nga një mbrojtës i Sarsfield pranë vijës anësore. Pasi u ndoq nga kundërshtari i tij, Perrone vendos të kalojë topin nga brenda në përpjekje për të gjetur një shok skuadre, por u rrëzohet nga vetë trajneri Medina. Trajneri, në fakt, u afrua drejt Perrones dhe e rrëzoi lojtarin, i cili u shemb përtokë dhe u kthye i tronditur nga ajo që sapo ka ndodhur. Tekniku nuk u përpoq të fshihte veprimet e tij. Pengimi ishte i dukshëm dhe arbitri nuk pati dyshime: karton i kuq. Një përjashtim i drejtë, edhe sipas Medinës: “Po luftonte me Guidarën dhe rrëshqiti në krah e doli nga fusha. Unë instinktivisht i vura këmbën përpara. Por përjashtimi ishte i pastër”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI