Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Juventus, Real Madrid e Barcelona, ndryshojnë projektin Super League: meritokraci e fazë grupesh

Lapsi.al 30 July 2022
Juventus, Real Madrid e Barcelona, ndryshojnë projektin Super League:

Numërimi mbrapsht për një tjetër miqësore luksi ka nisur: natën mes së shtunës dhe të dielës, Juventus dhe Real Madrid do të takohen në Kaliforni. Turneu veror i nënshkruar nga Juventusi, Real Madridi dhe Barcelona, megjithatë, inkurajohet nga një tjetër lëvizje: vazhdimi i projektit të Super League, i vendosur në ngrirje pas kundërshtimit të ashpër të UEFA-s, por asnjëherë i lënë mënjanë nga tre klubet disidente. Sipas Tuttosport, tre presidentët (Agnelli, Perez dhe Laporta) janë duke punuar për një format "më meritokratik": një strukturë grupore, e aftë për të akomoduar promovime dhe rënie, e hapur për të gjithë.

Hapi i parë për t'i zbuluar projektin e ri botës do të varet rreptësisht nga verdikti i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë - i parashikuar mes 2022 dhe 2023. Në fillim të korrikut, të tre klubet kishin denoncuar një "abuzim të pozicionit dominant" nga ana e UEFA-s në lidhje me cështjen e Super League. Një ide që kishte marrë dhe mbi të gjitha kundërshtimin e shumicës së qeverive kombëtare dhe opinionit publik. Prandaj, grupi i vogël i klubeve kundërshtarë të UEFA-s ka sjellë në jetë një version më të lehtë dhe më të tretshëm, shumë të ngjashëm me formatin e ri të Champions.

Modeli i ri do të ketë dy grupe me 14/16 ekipe, të ngjashme me konferencat në sportin amerikan. Largohet kështu sistemi i 12 ekipeve fikse, duke u hapur në një sistem më të gjerë dhe meritokratik. Në fakt, grupet janë të lidhura me një situatë promovimesh dhe rëniesh, që do të lejojë hapjen e Super Legue për të gjitha klubet. Për më tepër, turneu i ri do të zhvillohet paralelisht me kampionatet tradicionale, të cilat do të vazhdojnë të ofrojnë rrugë aksesi për kompeticionet ndërkombëtare. Super League do të trashëgonte kështu vlerat e theksuara evropiane, duke e riemëruar veten si Ligë e Bashkimit Evropian. E gjithë kjo, pa harruar parimin kryesor të kompeticionit të ri: të ofrojë spektakël dhe nivel absolut futbolli në çdo ndeshje dhe në çdo ekran.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI