Flash

Në Itali identifikohet rasti i parë me variantin e ri të Covid-19

Lapsi.al 30 July 2022
Në Itali identifikohet rasti i parë me variantin e ri të Covid-19

Është identifikuar në Itali rasti i parë i një pacienti të infektuar nga Centaurus, nënvarianti më i ri i Covid 19 i njohur me simbolikën BA 2.75. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Superior Italian për Shëndetin Publik e i verifikuar në periudhën javore 11-17 korrik 2022. Preokupimi i virologëve italianë është se niveli i lartë i infektueshmërisë së këtij nënvariant mund të jetë problematik gjatë vjeshtës së 2022.

Në tabelën javore të kurbës pandemike, në Itali konfirmohet se Omicron është varianti dominues tek personat e infektuar e se virusi është në një fazë tranzicioni. Koeficienti i prekshmërisë mbetet i lartë por në reduktim në krahasim me dy javët e fundit. Drejt stabilizimit është dhe koeficienti i pacientëve që kërkojnë kurim spitalor në repartet Covid e në ato të terapisë intesive. Shqetësues shfaqet fenomeni i riinfektimi i pacientëve Covid-19. 12.6% e personave pozitiv nga virusi pandemik, janë të riinfektuar për të disatën herë. Në nivel kombëtar, mesatarisht Italia shënon në këtë fundjavë 727 të infektuar në cdo 100 mijë banorë.

Autoritetet shëndetësore italiane vazhdojnë të rekomandojnë masat parandaluese për qytetarët e kanë autorizuar nisjen e vaksinimit të dozës së katërt për personat 60 vjec e sipër. Ndërkohë të dhënat e monitorimit Covid gjatë 24 orëve të fundit shënojnë 244 viktima e në rritje në krahasim me një ditë më parë e që regjistroi 199 viktima.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI