Flash

Takimi kokë më kokë me Halilin konfirmon Shehin: Totre largohet nga Tirana

Lapsi.al 30 July 2022
Takimi kokë më kokë me Halilin konfirmon Shehin: Totre largohet

Eliminimi nga Conference League nuk ka të bëjë fare me Orges Shehin dhe presidenti Refik Halili e ka patur të qartë kur të dy janë takuar për herë të parë kokë më kokë pas ndeshjes me Zrinjskin. Tekniku nuk është vënë asnjëherë në dyshim nga numri 1 i klubit, koshient se nuk afroi në skuadër lojtarët që iu kërkuan dhe se situatat brenda klubit mjaftonin për të shpërqendruar lojtarët.

Dalja nga Europa ka evidentuar shumë pikëpyetje që ishin prezent e disa që u shtuan pas performancave të dyfishta në Champions League e Conference League. Pikërisht, për këtë cështje, tekniku Orges Shehi e presidenti Refik Halili u takuan, e konfirmuar kjo edhe nga vetë tekniku, për të vendosur për lëvizjet në merkato, me vakumin e lënë tani edhe nga largimi i paralajmëruar i Totre. Mesfushori është përshëndetur me shokët e skuadrës dhe teknikun, përpara se të nisë aventurën e re në Bjellorusi.

E sikur të mos mjaftojë se Tirana ka nevojë për të paktën katër lojtarë të rinj, ankthin më të madh e ngre situata e paqartë e Seferit: për momentin nuk ka asnjë ofertë që mund ta bëjë teknikun të mendojë më të keqen, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt. Bardheblutë janë duke shijuar pak ditë pushim deri të martën kur do të rifillojnë stërvitjen, në tentativë për të shkundur pesimizmin e veshur në Europë e për tu kthyer në mbrojtje të titullit, që edhe këtë herë nuk i gjen në formën më të mirë...

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI