Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Video/ Tris i Liverpool ndaj City, Klopp merr trofeun e parë të sezonit: super Nunez, katastrofë Haaland

Lapsi.al 30 July 2022
Video/ Tris i Liverpool ndaj City, Klopp merr trofeun e parë të

Liverpool fiton trofeun e parë të sezonit, Community Shield: Reds mundën 3-1 Manchester City, që reagoi ndaj disavantazhit të shkaktuar nga goli i Alexander-Arnold duke barazuar me Julian Alvarez. Pikërisht në momentin më të keq, skuadra e Klopp bën diferencën: Salah firmosi 2-1 me penalltinë e fituar nga Darëin Núñez, që në fund fiksoi rezultatin 3-1 duke errësuar Erling Haaland, autor i një debutimi zhgënjyes dhe i mbushur me gabime para portës.

Anglia rinisi nga Community Shield dhe trfeun e parë e rrëmben Liverpool, që në King Power rikthehet të ngrejë lart trofeun pas gjashtëmbëdhjetë vitesh, falë një 3-1 ndaj Manchester City, duke rindezur menjëherë rivalitetin e fortë të dëshmuar sezonin e kaluar. Ishte një sfidë mes sulmuesve, Erling Haaland dhe Darëin Núñez, por ish-sulmuesi i Benficas e nisi nga pankina. Guardiola rreshtoi skuadrën e tij me një 4-2-3-1 të paprecedentë: Bernardo Silva në qendër me Rodrin, e De Bruyne pas norvegjezit me Mahrez dhe Grealish në krahë. Klopp përgjigjet me një 4-3-3, Salah-Firmino-Díaz në sulm dhe një risi në portë: me Alisson e Kelleher të dëmtuar, portën e mbrojti Adrian, që nuk ishte titullar nga tetori.

Fillimi ishte i vrullshëm për Liverpool, me ritme shumë të larta dhe shumë larg atyre të futbollit veror: Reds shkuan pranë golit me Salah. City reagoi me De Bruyne, por inercia është e gjitha e djemve të Klopp, të cilët shënuan në minutën e 21: goditja e Alexander-Arnold gjeti devijimin e Aké dhe 1-0. Lojtarët e Guardiolës zotëruan fushën në fund të pjesës së parë, por Haaland gobon para portës: një skenar që do të përsëritet edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, me norvegjezin ende jashtë forme. Kthesa erdhi në pjesën e dytë, me Foden dhe Julián Álvarez, që ndryshuan lojën.

Araña, ish-sulmuesi i River Plate, gjeti 1-1 në debutimin e tij. Goli fillimisht u anulua dhe më pas u aprovua nga Var dhe Manchester City u duk se mund ta përmbyste sfidën. Por Guardiola nuk i kishte bërë llogaritë me rishtarin tjetër, Darvin Núñez: ish-sulmuesi i Benficas fitoi penalltinë e 2-1, e shndërruar në gol nga Salah (83'), më pas shënoi 3-1 final në kohën shtesë. Community Shield shkon kështu për Liverpool, që kthehet ta fitojë trofeun pas gjashtëmbëdhjetë vitesh: fitorja e fundit datonte në vitin 2006, me Gerrard në fushë dhe Chelsean e Mourinhos si kundërshtar.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI