Flash

Zjarret në Shqipëri, zgjidhja vjen sërish nga Greqia me avionë

Lapsi.al 30 July 2022
Zjarret në Shqipëri, zgjidhja vjen sërish nga Greqia me

Dy avionë nga Greqia u janë shtuar forcave shqiptare operacionale, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit. Kështu ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, teksa ndau sot pamje nga operacioni që po kryhet nga toka dhe ajri. Ai teksa theksoi se deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat. “Dy avionë të tipit PZL nga Greqia u janë shtuar forcave tona operacionale që po punojnë nga toka dhe nga ajri, për shuarjen e vatrave të zjarrit në zonën e Dropullit”, shkroi ai.

Sipas tij deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Bashkia Dropull është përfshirë nga flakët e zjarrit që nga mëngjesi i ditës së sotme.

Disa orë më parë një banor i fshatit Frashtan u asfiksua nga tymi i zjarrit.

Ai u gjet i asfiksuar në hyrje të fshatit të tij pas avancimit të flakëve nga maja e malit drejt zonave të banuara.

Sipas informacioneve paraprake i lënduari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Gjirokastrës, ndërsa pritet të dërgohet në spitalin e Janinë.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli, ka informuar për situatën e zjarreve.

“Situata nuk ka qenë e qetë, zjarri është përhapur në të gjitha fshatrat njëherësh dhe era ka bërë të pamundur që forcat të ndërhynin dhe të mundësonin fikjen e zjarrit”.

Sipas tij të gjitha Bashkia ka marrë të gjitha masat.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI