Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Mbërrin në Tiranë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, takim me kryeqeveritarin Rama

Lapsi.al 1 August 2022
Mbërrin në Tiranë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, takim me

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ka mbërritur në Tiranë, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë spanjolle dhe Rama do të mbajnë një konferencë e përbashkët për shtyp, në orën 11:00. Mësohet se qëllimi i kësaj vizite zyrtare është përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe ekonomike mes vendeve dhe mbi të gjitha për të treguar mbështetje për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Sanchez po viziton Shqipërinë në kuadër të një vizite që ka zhvilluar në disa shtete të Ballkanit Perëndimor përfshirë këtu: Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por jo Kosovën.

Në vizitën zyrtare në Serbi kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, nuk kurseu komentet pozitive për Aleksandër Vuçiç-in. Në deklaratën për mediet ai u shpreh se mbështet dialogun Beograd-Prishtinë, por Madridi zyrtar mban anën e Serbisë për çdo gjë që ka të bëjë me Kosovën. Kujtojmë se Spanja është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në o...

07:28

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI