Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Ministria e Jashtme reagon për situatën në Veri, Xhaçka: Jemi krah Kosovës!

Lapsi.al 1 August 2022
Ministria e Jashtme reagon për situatën në Veri, Xhaçka:

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në Twitter lidhur me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, ku u përdorën edhe armët e zjarrit nga serbët lokalë, që qëlluan në drejtim të policisë.

“Kosova ka çdo të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj mbi çdo cm katror të territorit të saj. Të gjithë aktorët e përfshirë në aktet destabilizuese të 24 orëve të fundit, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre kriminale. Ne qëndrojmë përkrah Kosovës dhe u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve dhe aleatëve tanë që të flasin njëzëri, kundër retorikës në rritje dhe kërcënimeve për dhunë ndaj Kosovës ??”, ka shkruar Xhaçka.

Ministrja më tej thekson se vlerëson konsensusin e arritur mes qeverisë së Kosovës dhe partnerit strategjik, SHBA për të shtyrë me 30 ditë aplikimin e reciprocitetit në doganat me Serbinë.

“Vendimi për shtyrjen e reciprocitetit sa i përket kalimit kufitar Kosovë-Serbi, pas konsultimeve me partnerët strategjikë SHBA??& BE?? është një akt i mirëpritur durimi dhe pjekurie nga Qeveria e Kosovës”, nënvizon Xhaçka.

 

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI