Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

NATO reagon pas tensioneve në veri të vendit: Të gatshëm ta mbajmë Kosovën të sigurt

Lapsi.al 1 August 2022
NATO reagon pas tensioneve në veri të vendit: Të gatshëm ta
Aleanca Veri Atlantike (NATO) ka reaguar lidhur me gjendjen e sigurisë ne veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Alemaca ushtarake ka theksuar se KFOR është i gatshëm të ofroj siguri për vendin. “KFOR-i po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës me organizatat vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë. Nën mandatin e OKB-së, KFOR-i mbetet fuqishëm i përkushtuar ndaj sigurisë, i gatshëm të miratojë masat e nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt”, thuhet në reagim. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, KFOR kishte thënë se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës. Kujtojmë se, Qeveria e Kosovës ishte tërhequr nga zbatimi i vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në vendin tonë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat. Ky vendim i Qeverisë për shtyrje të masës së reciprocitetit në rast të heqjes së barrikadave, erdhi pas një takimi që patën udhëheqësit e shtetit me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Vendimi i 29 qershorit i ekzekutivit kosovar parasheh lëshimin e dokumentit për hyrje-dalje për të gjithë personat që posedojnë dokumente serbe.

Të këshilluara

Zjarr në një karburant në Durrës

Magazina e një karburanti është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në lagjen nr.14 të qytetit. Burime nga policia bëjnë...

15:16

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI