Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Tensionet në veri të Kosovës/ Kremlini zyrtar: Serbi jemi me ju

Lapsi.al 1 August 2022
Tensionet në veri të Kosovës/ Kremlini zyrtar: Serbi jemi me ju
Pas ndezjes së tensioneve të reja mes Serbisë dhe Kosovës, ka ardhur reagimi i Rusisë. Rusia ka deklaruar mbështetjen e saj të plotë për Beogradin, duke këmbëngulur se të drejtat e serbëve duhet të respektohen. Sipas medieve ruse, tensionet janë shkaktuar pas vendimit të autoriteteve në Prishtinë për të detyruar serbët e Kosovës dhe Metohisë që të privatizojnë target dhe dokumentet personale të Kosovës. “Rusia qëndron plotësisht pranë Serbisë në mosmarrëveshjen me Republikën e vetëshpallur të Kosovës dhe insiston se të drejtat e serbëve duhet të garantohen me një rezolutë për këtë konflikt”, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Kjo deklaratë e Peskov vjen pas asaj të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova që i ka kërkuar Prishtinës të ndalojë provokimet dhe të mbrojë të drejtat e njeriut të serbëve që jetojnë në rajonin verior. Ajo u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, të cilët po mbështesin Kosovën, të praktikojnë përmbajtje dhe të respektojnë të drejtat e serbëve etnikë që jetojnë në Kosovë, por nuk e konsiderojnë autoritetin e Prishtinës për të vendosur 'rregulla dhe rregullore.

Të këshilluara

VIDEO/ Blindohet ura e Ibrit në Mitrovicë

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) janë parë në mbrëmjen e së dielës në Urën e Ibrit në pjesën jug të Mitrovicës. ...

23:29

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI